ad12

Wednesday, December 9, 2015

Ese pershkruese - Gjakmarrja

Ne shume emisione televizive kam degjuar te flitet per nje teme sa prekese po aq dhe te dhimbshme.Eshte dukuria e gjakmarrjes.Dhe shume here e kam pyetur veten se cfare eshte gjakmarrja dhe cilat jane pasojat e saj.Edhe pse pergjigja me duket pak e nderlikuar mundohem te hyj sado pak ne jeten e atyre qe e vuajne vdo dite e me shume ankthin dhe friken qe te shkakton gjakmarrja.Shume familje te frikesuara nga ajo qe mund t'i ndodhe nga casti ne cast jane detyruar te ngujohen ne shtepite e tyre.Syte e tyre shprehin deshperim.Po pse valle kjo plage nuk do te mbyllet ndonjehere?Por pse-ja vjen e iken dhe pergjgjen e con diku larg.Aq larg ku zemra dhe shpirti i te ngujuarve eshte aq i plagosur saqe nuk mund te duroje me.Por kush e vuan me shume kete drame?Jane femijet te cilet fati i ka caktuar qe ata te mbyllin endrrat dhe deshirat e tyre diku ne nje cep te nje shtepie te larget dhe te vetmuar.Femijet nuk duhet te lendohen,te rrihen apo te vriten,as te fyhen apo te ngujohen,por te rrojne larg frikes dhe dhunes.Te mendosh qe nje femije detyrohet te ngujihet vetem e vetem qe t'i shpetoje gjakmarrjes eshte absurde dhe shokuese.Ata nuk kane forcen dhe fuqine te "mbytin" gjakmarrjen por kane shpresen ne duart e tyre.Ate shprese qe nje dite kjo plage e dhimbshme do te mbyllet.Por vete shoqeria cfare ben lidhur me kete teme?Per te ndergjegjesuar opinionin publik mund te ndikojne shume faktore por nder me kryesoret eshte media.Ajo eshte nje nga pasqyrueset dhe percjelleset kryesore te informacionit dhe fakteve.Media duhet te perdore nje sere teknikash per te percjelle mesazhe paqeje per ata qe shkaktojne gjakmarrjen dhe per ata qe vuajne pasojat e saj.Edhe veet qeverite e krijuara ne Shqiperi kane marre nje sere masash per te ndaluar dhe per te mbyllur nje ehre e pergjithmone kete plage te madhe te shoqerise sone.Por megjithate ne disa qytete sidomos ne ato veriore gjakmarrja vazhdon edhe sot te ejte e pranishme ne hijen e tmerrin e saj.Mjaft me me urrejtje,mjaft me me meri,mjaft me me hasmeri,sepse te gjithe kemi te drejte te gezojme lirine. 

No comments:

Post a Comment