ad12

Monday, December 14, 2015

Ese e krahasim kontrastit midis dy autoreve

Figura e Skenderbeut sipa Marin Barletit dhe Naim Frasherit

Te dyja keto vepra letrare jane shume te rendesishme per vete llojin e tyre.Figura kryesore qe eshte ajo e Skenderbeut na jepet si nje nga figurat me legjendare ne historine e popullit tone.Une si lexuese e ketyre poemave jam mahnitur nga menyra sesi keta autore na paraqesin jeten dhe vepren e nje heroi kaq te madh.Pasi Barleti ka qene vete deshmitari i kohes se Skenderbeut ai ne vepren e tij na pasqyron dhe na tregon ngjarje dhe fakte reale qe lidhen me figuren e ketij heroi.Keto fakte jane shume domethenese,pasi ato u bashkengjiten dhe deshmive te treguaera dhe te perjetuara nga bashkeluftetaret e Skenderbeut.Te kunderten gjejme ne vepren e te madhit Naim Frasherit.Aty gjejme figuren e Skenderbeut bazuar ne fakte historike dhe jo te jetuara nga vete autori dhe si rrjedhoje ngjarjet jane te nderthurura sipas menyres se vete autorit.Keshtu qe Skenderbeu qendron si nje figure midit mitit dhe realitetit.Te dy autoret e librave bejne nje analize te thelle te eksaj figure kaq madheshtore.Vecorite dhe te perbashketat qe pershkruajne Skenderbeun i bejne librat me interesante dhe me te lexueshme.Si Barleti po ashtu dhe Naimi kane pershkruar epoken e Skenderbeut si nje nga epokat me te lavdishmete historise shumeshekullore shqiptare.Nje e vecante qe e ben lexuesin me kureshtar per leximin e librit eshte vere rrjedhja e ngjarjeve ne vite.Barleti i eshte permbajtur ne pergjithesi te vertetes historike dhe se faktet e sjella prej tij kane sherbyer per botues te tjere njeri prej te cileve qe dhe Nail Frasheri.Ky i fundit kronologjine e ngjarjeve e rendit duke u bazuar ne vendin kohor dhe disa te dhena jane bazuar nga libri i Barletit.Te dy autoret figuren e Skenderbeut e kane vizatuar me dashuri dhe ne frymen e humanizmit dhe ne qender te tij eshte motivi i atdhedashurise.Kendveshtrimi nga i cili sheh Barleti kete hero ka bere ndikimin e tij tek autoret e mevonshem.Kurse Naimi kendveshtrimin e tij e hedh vetem tek burimet e marra ose te sajuara vete.Tek poema e Barletit te gjithe personazhet kane qene te pranishem ne ngjarje,kurse tek poema e Naimit disa prej tyre jane te krijuara nga vete autori.Figuren e Skenderbeut,Barleti e vleresoi duke u nisur nga burime dhe dokumte te kohes,kurse Naimi e sheh ate si simbol te lirise dhe te idealeve shoqerore.Te gjitha te dhenat e tij,mbeshteten ne dokumente te shkruara nga te tjeret.Vepra e shkruar nga Barleti eshte shume e pasur dhe shume e gjalle.Fjalet qe perdor poeti jane shume pasionante pasi aty perfshihen dhe rrefime tek poema e Naimit.Poema tingellon nga gjuha e nje poeti qe mundohet te beje vepren e tij sa me terheqese per te tjeret.Tema e poemes eshte historike gershetuar nga miti dhe gojedhenat. 

Wednesday, December 9, 2015

Ese per jeten

A e ke keni ven re , se shpesh e humbim sensin e kohes. Shpesh harrojme se sa e sa minuta ikin e treten pertej ne oqeanin e pafund te marramendjes, dhe harrojme se po harxhojme dite e dite te tera qe njerezit luten me shpirt ti kene e tju rikthehen. Dhe jeta esht shume e bukur kur pret dicka . kur e di se sado helm te te futet ne gjak e sado te duhet te kapercesh dicka e bukur do jet ne fund te te gjithe ktyre thikave. Dicka me vlere.
Dhe kshu pra lindim ne , femije te cilter naive me sy plot shkelqim e me buzeqeshje plot jete . dhe se dime se cfare na pret para , ne shqetesohemi vetem per lojrat , per te dale jashte , dhe kjo gjithmone esht e vetmja gje ku mendimet tona verdallosen cdo dite.. e shpresojme te rritemi sa me shpejt aq me mire , te jemi dhe ne si ata te rendesishem ne syte e te tjereve. sepse thelle thelle te gjithe keni dashur te rriteni sa me shpejt. cdo moshe ka bukurine e vet ama sa me shume rritemi aq me shume deshirojme ti braktisim te gjitha e tja mbathim per te gjetur perseri kohrat e vegjelise aty ku skishte lot per gjera qe sado mundohesh ti harrosh te perndjekin e te ngjiten pas , aty ku asgje nuk donte nje mendim te thelle e hamendje , ne ato kohrat ku asgje skishte rendesi pervec te ishe me i miri ne lojra .. dhe vjen adoleshencaa , rritemi kuptojme dhe fillojme te pendohemi per cfare deshiruam e me rradhe ikin vitet njeri pas tjetrit dhe nje dite do e gjejme vetem para pasqyres te rrudhur , me sy plot kujtime q kan derdhur mjaftueshem lote , do e gjejme veten me njerez e kujtime qe do na rrendojne ne kurriz me njerez q kane perbere jeten deri ate moment dhe sigurisht sdo kete deshire me te madhe se te kthehemi ne kohet e atyre budallalliqeve te papjekurave te rinise. sepse sado ato budallalliqe dhimbnin me shume se gjunjet e gjakosur te femijerise do te marri malli per ate dhimbje sesa me dhimbjen se gjithcka ka mbetur ne jete per te bere eshte te numerojme ditet se kur do e braktisim, se kur do jemi thjesht kujtim ne syte e te tjereve dhe thjesht tregim e rrefenje nje jetet e atyre qe do vijne. dhe ne asnje moment nuk ka cast mos te deshirojme te kthehemi pas . 
dhe prandaj te fillonte jeta nga 80 vjec do ishte mire ama jo perfekte sepse cdo moshe ka lezetin e vet dhe njeriu nuk mund te fshije thase te tere me muaj e vite e te numeroje mbrapsht per diten se kur do largohet. sado qe te dhembi te shohesh veten te shuhesh kjo vjen sepse ka kohe per te gjithe ne kete planet pavaresisht se shumicca nuk shpejtuan ta shijonin. kush jeton jeten ka pengje mbrapa nuk ka rendsi nese e nis nga zero apo nga fundi gjithmone ka nje bote me ngjarje te bukura para , qe i duhet ti kryeje koke larte e zemer lumtur 

Ese pershkruese - Gjakmarrja

Ne shume emisione televizive kam degjuar te flitet per nje teme sa prekese po aq dhe te dhimbshme.Eshte dukuria e gjakmarrjes.Dhe shume here e kam pyetur veten se cfare eshte gjakmarrja dhe cilat jane pasojat e saj.Edhe pse pergjigja me duket pak e nderlikuar mundohem te hyj sado pak ne jeten e atyre qe e vuajne vdo dite e me shume ankthin dhe friken qe te shkakton gjakmarrja.Shume familje te frikesuara nga ajo qe mund t'i ndodhe nga casti ne cast jane detyruar te ngujohen ne shtepite e tyre.Syte e tyre shprehin deshperim.Po pse valle kjo plage nuk do te mbyllet ndonjehere?Por pse-ja vjen e iken dhe pergjgjen e con diku larg.Aq larg ku zemra dhe shpirti i te ngujuarve eshte aq i plagosur saqe nuk mund te duroje me.Por kush e vuan me shume kete drame?Jane femijet te cilet fati i ka caktuar qe ata te mbyllin endrrat dhe deshirat e tyre diku ne nje cep te nje shtepie te larget dhe te vetmuar.Femijet nuk duhet te lendohen,te rrihen apo te vriten,as te fyhen apo te ngujohen,por te rrojne larg frikes dhe dhunes.Te mendosh qe nje femije detyrohet te ngujihet vetem e vetem qe t'i shpetoje gjakmarrjes eshte absurde dhe shokuese.Ata nuk kane forcen dhe fuqine te "mbytin" gjakmarrjen por kane shpresen ne duart e tyre.Ate shprese qe nje dite kjo plage e dhimbshme do te mbyllet.Por vete shoqeria cfare ben lidhur me kete teme?Per te ndergjegjesuar opinionin publik mund te ndikojne shume faktore por nder me kryesoret eshte media.Ajo eshte nje nga pasqyrueset dhe percjelleset kryesore te informacionit dhe fakteve.Media duhet te perdore nje sere teknikash per te percjelle mesazhe paqeje per ata qe shkaktojne gjakmarrjen dhe per ata qe vuajne pasojat e saj.Edhe veet qeverite e krijuara ne Shqiperi kane marre nje sere masash per te ndaluar dhe per te mbyllur nje ehre e pergjithmone kete plage te madhe te shoqerise sone.Por megjithate ne disa qytete sidomos ne ato veriore gjakmarrja vazhdon edhe sot te ejte e pranishme ne hijen e tmerrin e saj.Mjaft me me urrejtje,mjaft me me meri,mjaft me me hasmeri,sepse te gjithe kemi te drejte te gezojme lirine. 

Ese pershkruese- Festat e fundvitit


Normalisht,kur flasim per festat e fundvitit i referohemi Krishlindjeve dhe Vitit te Ri,dy festa te bukura me te cilat ne mbyllim nje vit dhe presim ardhjen e nje viti te ri.Si Krishlindjet,edhe Viti i Ri jane dy festa shume te bulura dhe madheshtore qe festohen nga njerzit ne menyra te ndryshme por qe kurrsesi nuk kalohen ne heshtje.Me ardhjen e tyre ndihet momemti festiv dhe alegria qe kane keto dy festa.Cdo njeri i feston ne menyra nga me te ndryshme por e rendesishme eshte qe keto festa jane shume te bukura dhe priten me gezim nga njerzit ne mbare boten.Festat e fundvitit jane festa qe kenaqin plot njerez,edhe nese ky vit qe lame pas nuk ka qene shume i mire per shume njerez,mendohet qe viti tjeter te jete me i mbare dhe me endrra dhe deshira te tjera,qe edhe pse nuk u plotesuar nga viti qe lame pas pse jo,te plotesohen ne kete vit te ri.Festat e fundvitit priten me emocione te medha sepse normalisht i lene vendin gjerave te keqija qe kemi kaluar dhe i hapin dritaren nje rrezeje te re drite.Urimi me i bukur per keto festa eshte qe t'ia kalojme bukur dhe te qendrojme gjithmone te bashkuar prane familjareve e miqve tane te dashur.Shendet dhe sa me shume mbaresi,lumturi e begati.Kudo te mbizoteroje paqja,harmonia dhe dashuria.